Musliu:Presim fitore të re ndaj Lihtenshtajnit

Mbrojtësi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Visar Musliu, me optimizëm e pret ndeshjen kundër Lihtenshtajnit, të shtunën me fillim prej orës 20:45 në stadiumin arena “Filipi i Dytë” në Shkup.

“Stërvitjet shkuan me intensitet të lartë, jemi të përgatitur maksimalisht, gjithashtu kemi analizuar kundërshtarin për ti gjetur pikat e dobëta për ta pasur më lehtë në ndeshje”, deklaroi fillimisht Musliu.

Ai theksoi se kundërshtarë të lehtë në futbollin e sotëm, nuk ka.

“Kundërshtarë të lehtë nuk ka në futbollin e sotëm, vitin e kaluar kemi luajtur dhe i kemi fituar me rezultat 4-0, në letër dukej rezultat i thellë, por në fushë disi në fillim e patëm më vështirë, edhe pse loja prej lojës dallon shpresoj që me dhënien e maksiumit dhe koncetrim maksimal mund të arrijmë deri te tre pikët”, shtoi ai.
Musliu shpreson që sërish t’i shënoj gol Lihtenshtajnit.

“Unë shpresoj të më jepet rasti, por kryesorja është që tre pikët të ngelin në Maqedoni”, tha Musliu.

Ai shpreson që të zënë vendin e parë në grup.

“Kemi nisur mjaftë mirë, duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të fitojmë vendin e parë në grup”, foli me tone optimste reprezentuesi Visar Musliu.

Maqedonia është e parë në grupi e katër të ligës “D” me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

 

Loading...