Musliu:Të enjten presim të festojmë fitoren e parë

Reprezentacioni i Maqedonisë po përgatitet në Gjibraltarë për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Trajneri Angellovski bashkë me përbërjen e plotë ka realizuar stërvitjen e pare, e cila ka zgjatur një orë.

Mbrojtësi Visar Musliu ka thënë se kjo garë është një mundësi e madhe për ta dhe duhet ta realizojnë ëndrrën  që të plasohen në vendin e parë në grup.

“E dimë se nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe ashtu duhet të sillemi në ndeshjen kundër Gjibraltarit. Nuk e njohim kualitetin e tyre, megjthatë kemi mjaftë kohë të analizojmë dhe t’i shënojmë dobësitë e tyre, ndërsa të enjten të festojmë fitoren e parë”, tha Musliu.

Maqedonia të enjten prej orës 20:45do të luaj ndeshjen në stadiumin me bari artificial në Gjibraltarë.

Loading...