isaMustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije se ka diskutuar me ministren e shtetit në ministrinë e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar baroneshën Joyce Anelay  edhe për Gjykatën Speciale si dhe është zotuar se do të punohet që kjo gjykatë shumë shpejt të procedohet në Kuvend.

Mustafa njëherit iu bëri thirrje deputetëve të Kosovës që të votojnë pro themelimit të kësaj gjykate.

Nga ana tjetër edhe mysafirja e Mustafës, baronesha Anelay tha se vota pro Speciales është fitore e Qeverisë dhe e populit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Loading...