Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti në takim komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieksi cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Sipas një komunikate gjatë këtij takimi, është biseduar për çështje që lidhen me avancimin e të drejtave të njeriut, për lirinë e mediave dhe shumë aspekte tjera të zhvillimeve në Kosovë.

Duke e njoftuar për progresin që është arritur në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancim të mëtejmë, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Kosova, me përkushtimin e saj shumë vjeçar në aplikimin e standardeve dhe vlerave më të avancuara të të drejtave të njeriut, është bërë model rajonal e më gjerë në njohjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë kryeministri Mustafa, duke shprehur edhe angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës.

Loading...