Kryeministri Isa Mustafa ka thënë sot gjatë mbledhjes së ekzekutivit se marrëveshjet që dhunshëm po i kundërshton Opozita janë përforcim i sovranitetit të vendit

“Qeveria e ka marrë një barrë të rëndë me të cilën edhe po ballafaqohemi . Sa i përket marrëveshjes së  Asociacionit do të jemi të gatshëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

Ndërkaq duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e cila poashtu ka hasur në kundërshtimin e tri subjekteve opozitare, Mustafa ka thënë se janë të gatshëm për një komision të  përbashkët.

Shefi i Qeverisë njëherit i ka bërë thirrje Opozitës që të kthehet në Kuvend, pasi sipas tij askush nuk ka nevojë të frikësohet nga e vërteta.

“Me të dhunshmit s`mund të bëj dialog. Opozita të heq dorë nga dhuna” ka shtuar ai.

Kreu i ekzekutivit është shprehur poashtu se i përkrah veprimet e policisë, njofton Klan Kosova.

Loading...