Në video-paraqitjen e parë pas nëntë muajve, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për Rubikon, ka thënë se luftë kërkon ai që dëshiron të marrë pjesë të territorit, duke iu referuar deklaratës së presidentit Thaçi se Mustafa dhe Kurti po bëjnë thirrje për luftë.

Kryetari i LDK-së tha se do ta kundërshtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve, foli për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, varrimin e Adem Demaçit, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjes.

“Nuk do ta përkrahim asnjë veprim të tillë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi kujdes ose nuk do të interesohemi për pozitën e shqiptarëve në Luginënë e Preshevës që ata t’i realizojnë të drejtat që i takojnë’, tha Mustafa në Rubikon.

“Thaçi e ka një zor sepse nuk është fare racional kur e thotë këtë. Unë pres që presidenti i vendit duhet të jetë shumë racional edhe në vlerësimet edhe në adresimet e tij. Serbisë i shpallë luftë ai që dëshiron t’ia marrë një pjesë të territorit Serbisë’, tha ai.

Loading...