Mustafa u thotë Kurtit, Limajt e Haradinajt: Shumica e popullit s’ju përkrahë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për manifestimin e djeshëm gati 24 orë pas mbajtjes së tij. Në reagimin e kryeministrisë thuhet se pjesa më e madhe e popullit është kundër veprimeve të opozitës

Sipas Zyrës së Kryeministrit, numri i kufizuar i pjesëmarrësve në protestën e 28 nëntorit, në krahasim me parashikimet e opozitës edhe përkundër shpenzimeve të mëdha për ta siguruar transportin nga qytete të ndryshme të vendit, siç thuhet në njoftimin e ZKM’së, flet se shumica dërrmuese e qytetarëve kërkojnë zgjidhje institucionale të problemeve, stabilitetit të vendit, paqe, zhvillim ekonomik dhe siguri.

Në anën tjetër, Zyra e Kryeministrit thotë se qytetarët nuk duan anarki për qëllime të një grupi të ngushtë politik.

“Krahas flamurit kombëtar, qytetarët e vendit tonë respektojnë simbolet, flamurin dhe shtetin e tyre të pavarur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Loading...