Sport

Mustafi mungon 6 javë

1-tafa

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka treguar se Shkodran Mustafi do të mungojë për të paktën gjashtë javë.

Mustafi u lëndua me Gjermaninë, në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Ne e kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk besoj se ai do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve”, ka thënë Wenger gjatë një konference për media.

“Lojtari i fundit që kam pritur të lëndohet ishte Mustafi, sepse nuk dihej nëse do të luante dhe se Gjermania ishte e kualifikuar në Botëror”, tha ai në fund. /Express/

 

To Top