Muze, me produkte të skaduara. Cili është qëllimi?

Çdo ditë mijëra produkte mbërrijnë në raftet e një supermarketi. Jo të gjitha produktet e arrijnë qëllimin e tyre final, të shiten.Shumë prej tyre kalojnë afatin e tyre në raft dhe dalin nga prodhimi, të pashitura dhe të destinuara për tu hedhur.

Por këto produkte, vetëm 1 mostër e tyre është dërguar nga shumë vende të botës në SHBA tek NewProductWorks (NPW).

I vendosur në një park industrial në Ann Arbor, Miçigan (SHBA), dhe i dizajnuar si një supermarket i vërtetë, NPW është i mbushur me një gamë të gjerë të produktesh të pashitura, më shumë se 140 mijë.

Mallrat nuk janë për shitje, por të mbledhura dhe të organizuara për qëllimin e vetëm të krijimit të një arkivi historik të sjelljes së konsumatorit.

Loading...