Myftiu i Tiranës: 140 shqiptarë kanë shkuar të luftojnë në Siri

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se pas zyrtarizimit të xhamisë së Mëzezit duke emëruar një imam ose hoxhë, shumë shpejt do të ketë edhe një zyrtarizim të xhamisë së Unazës së Re. Ai tha gjithashtu se në Tiranë priten të ndërtohen edhe pesë xhami të reja dhe se besimi mysliman është në rritje.

 

Ndërkohë, i pyetur mbi fenomenin e “xhihadistëve shqiptarë”, ai u shpreh se numri i personave të ikur nga Shqipëria drejt Sirisë ishte 140, ku mes tyre 18 ishin familjarë dhe pjesa tjetër individë. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Gurra pohoi se në Tiranë ka mbetur vetëm një xhami jashtë kontrollit. “Xhamitë të cilat janë lakuar në Tiranë, ishin ajo e Mëzezit dhe xhamia në Unazën e Re. Tashmë jashtë kontrollit ka mbetur vetëm një xhami, ajo e Unazës së Re, pasi xhamia e Mëzezit ashtu sikurse edhe është bërë e ditur e kemi zyrtarizuar dy ditë më parë”, u shpreh myftiu i Tiranës për “Shqiptarja.com”.

Loading...