Një mysliman i frustruar me veprimet e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), të cilët ne emër të islamit bëjnë veprime makabre, iu ka drejtuar atyre me një fjalim.

Ai thotë se islami mëson se si të jesh tolerant dhe respektues ndaj besimeve tjera, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Personi, emri i të cilit ende nuk dihet, shihet të jetë i ulur në atë që duket si një librari dhe duke shikuar në kamera ai thotë “ Pyetja është, a keni të drejtë të vrisni. Në djall shkofshi, nuk keni këtë të drejt. Nëse nuk e doni këtë vend, përse në djall vini këtu. Nëse nuk keni respekt për këtë vend, përse vini”.

“Ju vini këtu, sepse ju besoni se drejtësia këtu ju mbron, se ligji ju jep mbrojtje dhe se ekonomia ju përparon. Përse vini?”, shtoi ai më tej, përcjell lajmi.net.

Në një video tre minutëshe ai u thotë atyre se në këto shtete ligji islam nuk  sundon.

“Nëse ju dëshironi që t’i fitoni zemrat dhe mendjet e të tjerëve me pikëpamjet tuaja, shkoni dhe lutuni. Por nuk guxoni të vrisni njerëzve vetëm pse ata  besojnë në atë që duan, sikurse unë, saktë?

Nuk dihet kur apo ku është bërë video, por kjo erdhi pas sulmit që ndodhi në Paris, ku mbetën 132 të vdekur dhe mbi 300 të lënduar.

Loading...