Na duhet teatër hijerëndë si në Vjenë e Romë, e jo teatër ku hahen fara lule dielli!

Nuk dua teatër me xhama ku në tarracë të hahet fara lule dielli

Liljana Çerri

Debati mbi ndërtimin e teatrit kombëtar dashje pa dashje më ka përfshirë edhe mua. Nuk e di por do doja një  teatër si i Vjenës, apo si i Romës, një teatër ku ;do gur i tij të japi emocion tek ne. Një skenë klasike, aty ku Elma Doresi të shkrijë fuqinë e saj me veprat e Shekspirit. Një teatër ku zëri kumbues I Robert Ndrenikes tët mbushi sytë me lot nga emocionet. O njerëz, dua një teatër klasik me mure te larta me vepra te artisteve te gdhendur ne këto mure me role te mëdha ku te shkruhet historia. Nuk dua teater me xhama ku ne tarace te hahet fara lule dielli. Dua teatër aristokrat ne pamje  dhe me force populli e emocion, me skene e salle hijerëndë. Keni mundësi të bëni teatrin eksperimental, ashtu si; doni, por jo atë Kombëtar. Ndërtojeni të ri, të bukur madhështor, hijerëndë ashtu si vetë misioni që ka, por ju lutem shumë mos ndërtoni paçavure, se u shteruan xhepat shqiptarëve. Lini një vepër madhështore, jo një xham që do behet palarë, sapo të bjere shiu me pluhur i Tiranës tonë.  Hijerëndi ku kam qeshur dhe kam qarë nuk dua të zhduket përkundrazi ndërtojeni që të më bëni të shkojë gjithmonë por jo me këto  xhama e pllaka betoni. Dua të jem në TEATËR, jo në QENDËR TREGTARE TOPTANI.

 

Loading...