Urim SALIHU
E braktisi Parlamentin , atë Parlament që dikush me mijëra mënyra nuk e detyron ta lëshojë atë
karrike të butë, veshi më pas uniformën e ushtrisë , u betua se do jepte edhe jetën për të mbrojtur
kauzën shqiptare, për të kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët dhe më pas u harrua.
Mediat mbushin faqet me personazhë të parëndësishëm, për ata që s’kanë gjykuar kurrë për atdheun
e tyre, që s’kanë bërë gjë për të , por nuk gjejnë për kaq kohë t’a kujtojnë atë dhe mënyrën se si nuk
devijoi nga apspiratat kombëtare, mënyrën se si shkoi të martirizohet për lirinë dhe të drejtat e
kombit të tij.Ky është Hisni Shaqiri, heroi nga Hotla që meriton një vëmendje më shumë për mënyrën
se si veproi jo vetëm politikisht por edhe kombëtarisht.
Ai është mbase i vetmi që la benifitet e pushtetit dhe zgjodhi rrugën tjetër që t’i kundërvihet një
sistemi që shkatërroi cdo vlerë shqiptare, që ekzekutoi ëndrrën shqiptare, që ekzkekutoi edhe
fizikisht shumë njerëz që ishin zëri i revoltës.Në shumë mënyra sistematike, nën dorën e pushtetit
dhe skenareve ai pushtet maqedonas nuk deshti ti sheh shqiptarët të barabartë, të lirë, të
dinjitetshëm.Ajo dorë e hekurt që edhe sot e kësaj dite reziston dhe do që ta përkëdhelësh që të
lëshojë pe në të drejtat e shqiptarëve që jetojnë akoma nën urdhërat që dikton pushteti i hekurt.
Hisni Shaqiri braktisi karriken e deputetit dhe u rreshtua pas luftës.Ai bëri dicka të jashtëzakonshme
atë që sot një politikan se bën dot , humb ose fiton se heq dot nga politika.Një politikan të sotëm që
se shkul dot nga politika
Gabuam vërtetë keq që harruam njerëzit e dinjitetshëm dhe s’pyeti më kush si jetojnë ata njerëz që
dhanë cdo gjë për popullin e tyre.Ne nuk duhej të rreshtim së kujtuari njerëzit që kanë luftuar deri në
pafundësi , deri në flijim për lirinë tonë, për kauzën tonë të madhe që ta ndjejmë peshën e
barabarëzisë .Ne s’duhej ti harrojmë këta sakrifikues , qofshin të vdekur ose të gjallë sepse kur ata i
rezistonin një pushteti që të shfarroste, dikush ose qëndronte bodrumeve, ose kishte ikur dhe bënte
jetë luksi diku në perëndim.
Hisni Shaqiri nuk e meriton këtë mos respekt ndaj tij.Ne të gjithë jemi fajtorë që i harrojmë njerëzit e
sakrificës , ata që dolën të japin jetërat e tyre për ëndrrën e madhe shqiptare, për lirinë dhe më

shumë të drejta, për ëndrrën evropiane të përbashkët .Na fal Hisni Shaqiri që u treguam kaq
mospërfillës ndaj asaj që ti bëre për ne dhe cështjen shqiptare në Maqedoni.

Loading...