Rafael Nadal dhe Juan Martin Del Potro janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slam të US Open për meshkuj në tenis. Ata fituan sot në ndeshjet e para çerekfinale, duke prerë një biletë për më tej.

Spanjolli, numri 1 në botë, mundi me vështirësi 3-2 austriakun Dominic Thiem (0-6, 6-4, 7-5, 6-7, 7-6), një ndeshje që nisi keq për Nadal, nuk fitoi asnjë “game” në setin e parë. Më pas, spanjolli nis të rikuperojë, por në të katërta setet e tjera vuan shumë për të mundur Thiem, që i shpëton fitorja nga duart. Një takim që zgjati gati 4 orë, ku të dy tenistet dhuruan spektakël në fushë, por Nadal konfirmoi parashikimet, duke arritur të shkojë në gjysmëfinale.

Përballë Nadal do të jetë argjentinasi Juan Martin Del Potro, që në çerekfinale fitoi 3-1 (6-7, 6-3, 7-6, 6-2) ndaj amerikanit John Isner. Gjigandi amerikan, mbështetur edhe nga publiku vendës, bëri një start të mirë të takimit, duke fituar në “tie break” setin e parë, por amerikano-latini nuk u tërhoq. Del Potro arrin të reagojë dhe të fitojë tri setet e tjera, edhe pse më shumë vështirësi, duke siguruar një biletë për në gjysmëfimnale.

Loading...