Najçevska: Ivanov me standarde të dyfishta

Profesoresha Mirjana Najçevska e quan diskriminim të hapur në bazë të përkatësisë politike vendimin e presidentit, Gjorge Ivanov që mandati të mos i dorëzohet partisë së dytë me numër më të madh të votave të fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit, njofton Portalb.mk.

“Gjatë procedurës për dorëzim të mandatit për formim të qeverisë, Ivanov në të njëjtën situatë zbaton rregulla të ndryshme. Kur VMRO-DPMNE-së i ja dorëzoi mandatin për formim të qeverisë së re, Ivanov u tërhoq në faktin se ajo parti ka fituar numër më të madh të deputetëve. Pavarësisht asaj se ato mandate të deputetëve nuk nënkuptojnë mazhorancë në Parlament, Ivanon anoi nga supozimet se ajo parti më lehtë do të mund të sigurojë mazhorancën parlamentare. Me automatizëm kjo nënkupton dorëzim të mandatit partisë tjetër me numër më të madh të deputetëve (në këtë rast partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, LSDM-së).

Duke kërkuar që partia e dytë me më shumë numër të deputetëve të vërtetojë se ka siguruar mazhorancë parlamentare, Ivanon, realisht ka zbatuar një rregull të ri.

Kjo quhet diskriminim, dhe për këtë Ivanovit duhet t’i ngritët impiçment dhe të shkarkohet nga funksioni i presidentit për shkak të shkeljes së ashpër të Kushtetutës”, shkruan në rrjetet sociale profesoresha, Mirjana Najçevska, aktiviste dhe eksperte e te Drejtës Ndërkombetare.

Në këtë qëndrim, Mirjana Najçevska citon edhe nenin 9 dhe 87 ku thuhet:

Neni 9

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes kombëtare dhe sociale, besimit politik dhe religjioz, pozitës pronësore dhe shoqërore.

Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjit janë të njëjtë.

Neni 87

Presidenti i Republikës së Maqedonisë është përgjegjës për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë kryerjes së të drejtave dhe obligime të tija.

Loading...