Napoli dhe PSG kaun barazuar 1-1 në ndeshjen e katër të fazë së grupeve.

Ndeshja e shumëpritur mes Napolit dhe PSG-së ka përballje me të qetë dhe më të baraspeshuar se sa e kaluara.

Pjesa e parë sjelli pak reaste.

Kylian Mbappe rrezikoi i pari në minutën e 23-të, por pa sukses.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë, një kombinim i bukur mes, Neymar e Mbappe e dërgoi përballë portierit mbrojtësin Bernat që shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë me shumë raste me Napolin që e mori lojën në kontroll.

Dries Mertens dy herë, e Callejon dy herë, provuan por pa sukses.

Për ta parë golin e dytë, u desh që Bjorn Kuipers, të akordojë penallti për italianët.

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Lorenzo Insigne që barazoi rezultatin në 1-1.

Mbappe e kishte rastin e fundit në ndeshje, por që nuk shënoi dhe ndeshja u mbyll baras.

Pas këtij barazimi Napoli ka gjashtë pikë, ndërsa PSG mbetet me pesë pikë./Telegrafi/

Loading...