Pablo Escobar ka vdekur, por ky nuk është fundi për serinë televizive “Narcos” në Netfilx. Seriali do të vazhdojë në një ambient të ri, të mbështetur në komplotin e thashethemeve, i cili do të jetë Karteli Cali (qytet në Komlumbi). Me seritë e përtërira nga dy sezonet e kaluara, kanë lindur një numër i madh teorish, se çfarë do të ndodhë dhe si do të rrjedhin ngjarjet në sezonet 3 dhe 4.

Pas vdekjes së Pablos, duket që “Narcos” ka humbur esencën e tij, mirëpo kjo nuk do të thotë se historia ka përfunduar. Sistemet me të cilat udhëhiqen kartelet do të vazhdojnë me vrasjet e shumta në një nga kartelet më të mëdha, në sindikatën e karteleve në Kolumbi. Me Kartelin e Medellin-it jashtë loje, fronti është zbrazur dhe ka shumë lojtarë që e duan atë. Pacho dhe Orejuela do ta drejtojnë grupin e tyre dhe do të ringjallin ëndrrën e Escobar-it. Sindikatat e drogës në jug të Kolumbisë do të mbulojnë një pjesë të madhe të ngjarjeve në seritë në vazhdim, gjë e zbuluar nga trajleri (shih në fund të artikullit).

Ne episodet e ardhshme, Karteli Cali do ta marrë qendrën e vëmendjes. Erik Njuman, njëri ndër aktorët e “Narcos” në sezonin 3, pranoi shumë pyetje por të cilave nuk iu dha pergjigje në lidhje me atë që do të ndodhë në seritë në vazhdim. Ndjekësit e “Narcos” në Twitter thonë se sezoni i tretë do të këtë më shumë vrasje. Pjesa më e madhe e thashethemeve për momentin rreth sezonit të 3 thonë që ky sezon do të merret me kthimin e Los Pepes, që në spanjisht është akronim për “Populli i persekutuar nga Pablo Escobari”. Los Pepes ishte “skuadra e vdekjes” që përbëhej nga të afërm të viktimave të Pablos dhe ishin të financuar nga karteli rival i Calit, të cilët nuk kursyen për ta vrarë asnjë të afërt të Pablos Escobar-it, qoftë edhe fëmijë.

Pasi producentët e “Narcos” kanë premtuar se nuk do të ndalen derisa droga të marrë fund, ata nënkuptojnë se seritë do të jenë më të ndërlikuara. Gjersa sezoni i tretë do të merret me Kartelin Cali dhe rrjetin e tyre të sofistikuar, sezoni i ardhshëm (sezoni 4) besohet se do të merret me Kartelet Meksikane. Mënyra se si Cali ndoqi gjurmët e Escobarit mundet të na çojë në një përfundim, se si kartelet meksikane bënë punen e tyre të ndyrë, gjë e cila pak a shumë doli nga intervista me krijuesit e “Narcos”.

Sezoni i 3-të do të shfaqet në Netflix në vitin 2017 dhe deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të fillojë.

Loading...