NASA zbulon 10 planetë të ngjashëm me Tokën

NASA ka njoftuar se ka zbuluar 219 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor.

Në këtë shifër përfshihen edhe 10 planetë që janë “shkëmbor” sikurse Toka dhe të cilët ekzistojnë në sistemin e tyre diellor, “Zona Goldilocks” – asnjëri shumë afër yllit të tyre, dhe për pasojë shumë të nxehtë, e as shumë larg e shumë të ftohtë për ekzistim të ujit në gjendje të lëngshme.

Prezenca e ujit është parë si faktor kyç për ekzistencën e jetës.

“Shkencëtarët që shfrytëzojnë Keplerin e NASA-s kanë identifikuar 219 botë potenciale të reja”, ka shkruar NASA në Twitter.

“Tani janë 4,034 planetë kandidatë të zbuluar nga Kepleri. Nga ta, 2,335 janë identifikuar si ekso-planetë. Nga rreth 50 të ngjashëm me Tokën, më shumë se 30 janë verifikuar”, ka thënë NASA në njoftimin për media.

© KOHA

Loading...