Naser Aliji i ka luajtur 30 minutat e para në Serie B të Italisë, vetëm pak ditë pasi është transferuar tek skuadra italiane. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nga Kumanova ka debutuar mbrëmë për klubin e tij Virtus Entella në humbjen 1-0 nga Specia, në kuadrin  e javës së 24-të të zhvilluar dje.

Aliji ka hyrë në lojë në minutën e 60-të, (pasi vendasit kanë pranuar golin) dhe ka arritur të lë përshtypje jashtëzakonisht të mirë, pavarësisht disfatës para shikuesve të tyre. Ai ka treguar gjendje të mirë fizike, dhe integrim të mirë në formacion, ndonëse ka pak ditë që i është bashkuar ekipit të ri.

Në javën e ardhshme (e shtunë, ora 15:00), Virtus Entella luan si mysafir i Ternanës.

Pas kësaj humbje, Virtus Entella renditet në vendin e 19 me 24 pikë, kurse Specia dhjeta me 34 pikë. Në pozitën e fundit gjendet Ternana me 22 pikë, kurse kryeson Frosinone me 46 pikë. /lajm

Loading...