Naser Aliji, futbollisti i kombëtares shqiptare, është prezantuar te klubi i tij i ri Dinamo Bukuresht, një prej skuadrave më të njohura në kampionatin e futbollit në Rumani.

Në profilin e tij në facebook, vëllai i Naserit, Nuhi Aliji, ka bërë një postim emocional, duke uruar vëllain e tij për transferimin e ri.

“Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”. Urime Urime vlla Ishalla gjith met mira”,  ka shkruar Nuhiu. ju

Kujtojmë se, para një muaji Alijit i ndodhi një fatkeqësi në familje, duke humbur babain e tij, i cili vuante nga sëmundja e kancerit dhe për këtë shkak Naseri i ka qëndruar afër, duke refuzuar oferta të disa klubeve europiane. Klubi i fundit i Alijit ishte Virtus Entella në Serie B të Italisë./lajm

Loading...