Në një njofton dërguar Telegrafi Maqedoni, EVN Maqedoni „u bën thirrje bujqve që të punojnë me kujdes me makinerinë dhe pajisjet bujqësore në afërsi të largpërçuesve të energjisë të rrjetit shpërndarës. Ata duhet të jenë të kujdesshëm sidomos derisa punojnë me pajisjet e ujitjes.”

Në njiftimin e EVN Maqedoni, mes tjerash thuhet:

„Kryeja e aktiviteteve bujqësore nën largpërçuesit e energjisë duhet të shmanget, gjegjësisht të kufizohet vetëm për ato që duhet të kryhen dhe në një rast të tillë është e domosdoshme të ndërmerren masa të sigurisë.

Pajisjet metalike siç janë tubat e ujitjes dhe llojet e ndryshme të mjeteve të spërkatjes, në asnjë rast nuk duhet të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë ose të vendosen në afërsi të kabllove të largpërçuesve mbitokësorë. Nuk guxon të vendosen tuba metalike për ujitje paralelisht me trasenë e largpërçuesit mbitokësor dhe gjatë ujitjes është e domosdoshme të shmanget përafrimi ose kontakti i fiskajës së ujit me largpërçuesit mbitokësorë. Veçanërisht t’i kushtohet vëmendje forcës dhe drejtimit të erës.

Në afërsi të largpërçuesve të energjisë, tubat e ujitjes në asnjë rast nuk duhet të vendosen vertikalisht as gjatë zbrazjes së tyre as gjatë transportit. Transporti i pajisjeve të tjera të ujitjes duhet të kryhet vetëm në pozitën horizontale.

Arsyeja për numrin më të madh të të gjitha fatkeqësive fatale me energji elektrike në bujqësinë është kontakti me largpërçuesit mbitokësorë të energjisë. Për të shmangur fatkeqësitë e këtilla, EVN Maqedoni për masat e syçeltësisë i ka informuar vetëqeverisjet lokale, institucionet kompetente dhe nëpërmjet mediave i ka informuar edhe konsumatorët e saj dhe të gjithë qytetarët. Ekspertët e kompanisë EVN Maqedoni vazhdimisht do të jenë në dispozicion në lidhje me të gjitha çështjet e hapura për kryerjen e sigurt të aktiviteteve në afërsi të largpërçuesve të energjisë.”(sic)/Telegrafi/

Loading...