NBA, Bostoni s’funksionon pa Irving, s’ndalen Houston dhe Golden State

Boston Celtics' Jaylen Brown, right, pressures Chicago Bulls' David Nwaba during the first half of an NBA basketball game Monday, Dec. 11, 2017, in Chicago. (AP Photo/Charles Rex Arbogast)

Boston Celtics kthehet një skuadër e zakonshme pa Kyrie Irving. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes pësuan humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit, këtë radhë në parketin e Chicago Bulls, 108 – 85. Edhe pse kishte përballë një ndër skuadrat më të dobëta të Lindjes, Bostoni u dorëzua me 23 pikë diferencë. Mirotic dhe Portis, respektivisht me 24 dhe 23 pikë ishin më të mirët për vendasit, ndërsa në radhët e Celtics Horford shënoi vetëm 15 pikë. Kjo ishte humbja e shtatë sezonale për Bostonit, ndërsa Chigaco mori suksesin e shtatë.

Vijon marshimin e pandalshëm Golden State Warriors, që mundi 111-104 Portland Trail Blazers në “Oracle Arena”, ku, në fakt, spikati Lillard me 39 pikë, por falë dyshes Durant-Thompson, me 53 pikë në total, kampionët e NBA-së fituan me 7 pikë diferencë. Për Warriors vazhdon të mungojë Stephen Curry, për shkak të një problemi fizik.

Në fakt, në Perëndim vijon të dominojë Houston Rockets, që iu imponua 130-123 New Orleans Pelicans. Spektakël në “Toyota Center”, ku Holiday dhe Moore realizuan respktivisht 37 dhe 36 pikë, pra më shumë se gjysmën e totalit të Pelicans, por Rockets u shfaqën më skuadër, me zvicëranin Capela që rezultoi pikëshunëesi më i mirë për vendasit me 28 pikë, ndërsa Gordon dhe Harden shtuan në total edhe 53 pikë të tjera.

Zhgënjen sërish Oklahoma City Thunder, që në fushën e saj u mund 116-103 nga Charlotte Hornets. Westbrook bëri diferencën në fushë, duke realizuar 30 pikë për vendasit. Gjithsesi të pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Për Charlotte 6 lojtarë realizuan me mbi 10 pikë, me Howard që ishte shënuesi më i mirë, me 23 pikë. Fitojnë Clippers, që mundën 96-91 Toronton me Williams e Harrell që realizuan 34 pikë së bashku, ndërsa Miami fitoi 82 – 107 në parketin e Memphis.

Loading...