Davide Astori duhet të paraqitej sot në zyrat e klubit, për të nënshkruar kontratën e re me Fiorentinën, ashtu siç ishte rënë dakord, por humbi jetën dje në orët e para të mëngjesit.

Gjithsesi, klubi violë bëri një gjest për t’u vlerësuar, pasi konfirmoi se kontrata mes Fiorentinës dhe Astorit, që ishte bërë gati më herët, do të nënshkruhet edhe pas vdekjes së qendër-mbrojtësit.

Do të jenë familjarët e Astorit ata që do të nënshkruajnë dhe do të marrin edhe rrogën që do të përfitonte futbollisti, nëse do të ishte ende gjallë. Ky gjest mirënjohjeje i klubit vjollcë, u përshëndet nga shumë njerëz, mes tyre edhe Kreu i Shoqatës së Futbollit.

 

Loading...