Sezoni i ri në NBA ligën profesioniste të basketbollit amerikan (2018-2019) do të nisë më 16 tetor (si zakonisht, ditë e martë) dhe ndeshja që do të hap kampionatin më të bukur në botë të basketbollit do të jetë ajo mes dy ekipeve të Konferencës së Lindjes, Bostonit dhe Filadelfias.

Po atë ditë do të luhet edhe sfida mes dy prej ekipeve më të mira në Perëndim, midis Golden Stejt dhe Oklahomas.

LeBron Xhejms me fanellën e LA Lejkers do të debutojë me fanellën dy ditë më vonë, më 18 tetor, në fushën e Portland, ndërsa për herë të parë në Los Anxhelos do të luajë ndaj Houston-it të James Harden, më 20 tetor.

Por sfida “big” dhe që të gjithë presin, ajo mes Golden Stejt dhe Lejkers do të luhet më 25 nëntor, ditën e Krishtlindjeve, ku përballë do të jenë LeBron Xhejms dhe Stefan Keri.

Loading...