Nata e fundit e sezonit të rregullt të NBA-së la përcaktuar çiftet e “playoff” (fillojnë të shtunën) dhe klasifikimet e konferencave respektive. Kjo është tabloja e “playoff”:

Il tabellone dei playoff 2018. Nba.com

Konferenca e Lindjes
(1) Toronto Raptors vs (8) Washington Wizards
(4) Cleveland Cavaliers vs (5) Indiana Pacers
(3) Philadelphia 76ers vs (6) Miami Heat
(2) Boston Celtics vs (7) Milwaukee Bucks

Konferenca e Perëndimit
(1) Houston Rockets vs (8) Minnesota Timberwolves
(4) Oklahoma City Thunder vs (5) Utah Jazz
(3) Portland Trail Blazers vs (6) New Orleans Pelicans
(2) Golden State Warriors vs (7) San Antonio Spurs

NATA E FUNDIT – Russell Westbrook ka shkruar historinë duke e mbyllur sezonin me “triple double” edhe këtë sezon, i vetmi që e ka realizuar një gjë të tillë dy herë. LeBron ka luajtur në të 82 ndeshjet e sezonit të rregullt për herë të parë në karrierën e tij, por Cavaliers janë mundur kundër Knicks. Philadelphia 76Sixers kanë mposhtur Milwaukee dhe kanë marrë fitoren e 16-të radhazi: Marekl Fultz është bërë lojtari më i ri i historisë me një “triple double”.

REZULTATET — Philadelphia-Milwaukee 130-95 (Parker, Anderson 25 pikë), Boston-Brooklyn 110-97 (Baynes 26), Cleveland-New York 98-110 (Kornet 23), Miami-Toronto 116-109 pas kohës shtesë. (Ellington 32 ), Orlando-Washington 101-92 (Meeks 18), Chicago-Detroit 87-119 (Kennard 23), Minnesota-Denver 112-106 p.k.s. (Jokic 35), New Orleans-San Antonio 122-98 (Holiday 23), Oklahoma City-Memphis 137-123 (George 40), Los Angeles Clippers-Los Angeles Lakers 100-115 (Hart 30), Portland-Utah 102-93 (Lillard 36), Sacramento-Houston 96-83 (Green 31).

Loading...