Në vitin 2016, skuadra e Cleveland Cavaliers fitoi titullin historik në NBA, por tashmë ato kohë i përkasin së shkuarës. Ai ekip udhëhiqej në fushë nga LeBron James, ndërsa në stol ishte në detyrën e trajnerit Tyron Lue, që nga dita e sotme nuk është më në këtë pozicion. Drejtuesit e Cavaliers kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin që udhëhoqi skuadrën në finalet e play off-it në 3 edicionet e fundit, duke fituar edhe një titull, pasi skuadra po zhgënjen këtë sezon.

6 ndeshje, 6 humbje për Cleveland këtë sezon në NBA dhe largimi i Tyron Lue nga detyra e trajnerit ishte i pashmangshëm. Drejtuesit i kanë besuar drejtimin e skuadrës, për momentin, Larry Drew, asistenti i parë i Lue. “Kjo periudhë në krye të Cleveland ka qenë e jashtëzakonshme për mua. Falënderoj të gjithë lojtarët për sakrificën e tyre dhe arritjet që realizuam së bashku”, u shpreh Tyron Lue pas shkarkimit. Ai e drejtoi ekipin në 211 ndeshje në sezoni e rregullt, ku arriti 128 fitore.

Shkarkimi i trajnerit të ekipit nën-kampion të NBA-së ishte i pritshëm, ashtu sikurse të pritshme ishin edhe rezultatet negative. Largimi i LeBron James krijoi një boshllëk të madh edhe pse u punua që lideri i ri të ishte Kevin Love, por kjo nismë ka dështuar, të paktën për momentin.

Loading...