NBA, shkëlqejnë Boston e Utah

Në NBA u zhvilluan katër ndeshjet e radhës së paraezonale, ku spikat fitorja e Detroit Pistons ndaj Milwaukee Bucks 102 – 78. Protagonist absolut në këtë përballje ishte Caldwell-Pope me 23 pikë në total, ndërsa Andre Drummond ishte vendimtar me lojën e tij poshtë koshit duke realiuzuar 12 pikë dhe 13 ribound. Për Bucks nuk mjaftoi Antetokounmpo me 21 pikë. Fitore e lehtë edhe për Boston Celtics që kaloi 120 – 99 Brooklyn Nets. Në TD Garden të Bostonit vendasit krijuan një shkëputje prej 13 pikësh që në periodën e parë, duke e mbyllur sfidën me 21 pikë diferencë. I papërbajtshëm në gjuajtjet për 3 Isaiah Thomas, i cili ishte i saktë në në të gjashta tentativat duke shënuar 19 pikë.

Mbrëmje pozitive edhe për Charlotte Hornets, që mposhti 104-108 Chicago Bulls në kohën shtesë. Në sekondat e fundit të periodës së katërt një trepikësh i Jerian Grant barazoi takimin 98-98, por Hornets u treguan më të saktë në shtesë, duke fituar me 4 pikë diferencë. Frank Kaminsky shënoi 14 pikë, ndër të cilat 9 nga gjuajtjet për tre për Hornets, ndërsa itaiani Bellinelli shtoi 14 pikë të tjera. Për Chicagon më i miri mbi parket rezulti Jimmy Butler që e mbyli sfidën me 15 pikë.

Utah Jazz dominoi 104 – 78 ndaj Los Angeles Clippers  në “Vivint Smart Home Arena”. Rudi Gobert shënoi 17 pikë dhe kontrolloi 10 topa nën tabelë përballë skuadrës kaliforniane që la pushim lojtarët kryesorë.

Loading...