Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët apo edhe nuk i kanë rezistuar tundimit t’i komentojnë njëri-tjetrit në Instagram.

Madje edhe në dasmën e Ledionit e Sarës, Krenari dhe Luana shkuan si çift. Ndërkohë që para disa javësh në emisionin e saj, teksa kishte të ftuar Robert Berishën i cili tha që shkon çdo fundjavë në Kosovë për të takuar Norën dhe vajzën e tij, Luana i tha “e di ta besoj, ta qaj hallin”.

Pra Luanën e ka bërë të vuajë ky detaj pasi e ka patur larg Krenarin, por pasi kontrolluam në Instagramin e moderatores, pamë që ajo nuk e ndjek më Krenarin dhe as ai atë. Të jenë ndarë vallë, apo është thjesht një “kamuflim” që po përdor Luana e cila ka pëlqyer gjithmonë të mbajë një profil të ulët lidhur me këtë çështje?

 

Loading...