Një burrë nga Peruja është shkurorëzuar nga bashkëshortja e tij pasi zbuloi foto intime të saj me një burrë tjetër në Google Maps.

Burri ishte duke shikuar se si të arrihej me veturë deri te një urë e njohur në Lima, kryeqytetin e Perusë, kur kishte parë një figurë familjare në një prej fotografive të Google Street View.

Një burrë i panjohur kishte mbështetur kokën në prehrin e gruas së personit që po kërkonte fotografi të kësaj ure të famshme.

Ai vërejti se rrobat e gruas në fotografi ishin identike me ato që ia kishte parë veshur bashkëshortes dhe kur e pa më afër foton, e kuptoi që ishte vetë ajo.

Fotografitë janë shkrepur nga një veturë e Google në Puente de los Suspiros de Barranco, në Lima gjatë vitit 2013.

Burri, pesë vjet pas tradhtisë së bashkëshortes, u konfrontua me të dhe ajo e pranoi se kishte pasur aferë me një tjetër.

Sipas mediave lokale, çifti me identitet të fshehur është shkurorëzuar.

Në Google Street View fotografojnë lokacione me kamera 360 shkallë nëpër botë.

Loading...