Me anë të një postimi në “Facebook”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli mbrëmjen e sotme ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të Konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti. Politikani i cili dikur shërbente në Protokollin e shtetit të Kosovës vuante nga problemet shëndetësore në mushkëri.
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!” ka shkruar Pacolli./msh

Loading...