Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i madh i filmave komedi dhe aksion, Bud Spencer. Një personazh shumë i dashur për shqiptarët, i njohur me emrin artistik si Bud Spencer, por që emrin e vërtetë e kishte, Carlo Pedersoli.

Ai lindi në 31 tetor të vitit 1929 në Napoli, ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor do të mbahet mend për filmat e luajtur me Terenc Hill ku spikasin “Lo Chiamavano Trinità”, “Polici këmbëmadh”, e shumë filma të tjerë plot humor dhe aksion që kanë argëtuar shqiptarët në vitet 1980-1990.

Filmat e tij janë të dashur edhe sot e kësaj dite nga adhuruesit e kinemasë.

Loading...