Florim Emini (1986 – 2018)
Lindi më 27 Janar 1986 në fsh. Tenovë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në fshat, paralelisht ndoqi edhe mësim-besimin tek Xhamia e Re tek imami hfz. Ismet ef. Murati.
Pasi që kishte prirje dhe aftësi me nxitjen e hoxhës do të regjistrohet në medresenë “Isa Beu” në Shkup dhe pas katër viteve do ta mbarojë medresenë në vitin 2005.
Pas mbarimit se shkollës se mesme do të punësohet si myezin në xhaminë e fshatit, njëkohësisht do ti vazhdojë studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Studimet do ti ndërpres për shkak të emigrimit në Itali, ku do të punojë si imam dhe pas një periudhe të shkurtë do të kthehet në fshat. Pas një sëmundjeje të rëndë vdes me 28 Nëntor 2018. U varros në varrezat e fshatit. Allahu e mëshiroftë./tetova1

Loading...