Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta në Sofje të Bullgarisë, në Fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.

Në vitin 2008 Fatos Arapi e fitoi çmimin “Kurora e Artë” në manifestimin poetik Mbrëmjet strugane të poezisë dhe është poeti i parë shqiptar që e ka fituar këtë çmim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme. Përveç poezisë, ka shkruar drama e romane, si dhe ka përkthyer vepra të njohura të letërsisë botërore./mia

Loading...