“Ndalesa e fundit”sekuestron 70 kg kanabis, dy peersona ne pranga, tre arratisen

Një sasi prej 70 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Operacioni i koduar “Ndalesa e fundit” ka çuar në pranga dy persona dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjetër.

Mësohet se të arrestuarit janë: Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë dhe Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë. Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve: A.B., S.H., dhe E.X., të tre banues në fshatin Kameras, Fushë Krujë.

Arrestimi i Fatbardh Hoxhës u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 70 kg kanabis sativa të cilën e kishte në automjetin tip “Golf 5” me targë AA077RZ.

Ndërsa arrestimi i Kledi Xekës u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.

Shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qenë të parkuara tek karburanti. Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Loading...