Facebook i ka dorëzuar 3 mije reklama politike kongresit qe po heton ndërhyrjen ruse ne zgjedhjet presidenciale. Blerësit e reklamave shpenzuan vetëm 100,000 dollarë për dy vjet për të synuar 10 milionë njerëz, sipas shifrave që Facebook ka dhënë për blerjet e reklamave.

Kjo është një audiencë përafërsisht ekuivalente me popullsinë e Miçiganit. Shumica e reklamave duket se përqendrohen në mesazhe shoqërore dhe politike në të gjithë spektrin ideologjik, duke prekur temat nga çështjet e LGBT-së në çështjet e racës drejt imigracionit dhe të drejtave për te mbajtur armët. Zgjedhjet amerikane në vitin 2016 ishin të parat, ku u raportuan përpjekjet e aktorë te huaj qe kërkonin të shfrytëzonin internetin, për të ndikuar në sjelljen e votuesve.

Loading...