Vendimi që të ndërpritet ndryshimi i llogaritjes së kohës në BE ndoshta do të ndodhë deri në vitin 2021, deklaroi sot ministri austriak i Transportit Norbert Hofer.

Data fillestare, që është dy vite më vonë se propozimi në shtator i Komisionit Evropian, do të iu japë më shumë kohë vendeve anëtare që të përgatiten, deklaroi Hofer, vendi i të cilit momentalisht kryeson me BE-në.

Orari i përshpejtuar, i propozuar nga KE,ishte sjellë në pikëpyetje që nga tetori, sepse disa vende anëtare paralajmëruan se nuk do të mund të ndërmarrin masat e nevojshme që të përshtaten në zona, për shembull, transportin ajror.

“Nëse insistojmë që ta bëjmë ndryshimin menjëherë, kjo do ta minojë propozimin e Komisionit. Në përgjithësi nuk do të mund ta ndërpresim praktikën e ndryshimit të orës”, tha Hofer para fillimit të mbledhjes së ministrave për Transport nga BE-ja.

Komisioni propozoi që vendet anëtare të heqin dorë nga kalimi prej llogaritjes dimërore në atë verore gjatë kohës së anketës onllajn në gjithë BE-në, sipas cilës 84 për qind nga të anketuarit e mbështetën idenë.

Për një ndryshim të tillë, megjithatë, reformën përfundimtare do të duhet ta miratojnë vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian. Pastaj vendet anëtare menjëherë do të vendosin vetë se a do të mbeten në llogaritjen verore të kohës ose do ta ruajnë kohën standarde gjatë gjithë vitit.

Loading...