Ndërprerje e përkohshme e aksit rrugor Kërçovë-Ohër

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore me minim të rrugës Kërçovë-Ohër në pjesën mes Preskës-fshati Vërbjan nga ora 13 deri ora 15 do të ndërpritet komunikacioni në interval prej 15 deri 20 minuta, paralajmëroi LAMM, njofton Telegrafi.

Poashtu edhe autostrada A1 nga moteli ‘Maqedonia’ prej ora 5 e mëngjesit deri ora 18 do të jetë i mbyllur për shkak të xhirimit të filmit francez ‘A Fond’. Komunikacioni do të zhvillohet në rrugën e vjetër, informon profuksioni ‘Manifaktura’.

Përndryshe komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Loading...