Ndërroi jetë dhe u varros biznesmeni kumanovar, Taxhedin Shabani

Ditën e enjte ka ndërruar jetë biznesmeni kumanovar, Taxhedin Shabani.

Ai vdiq në moshën 58 vjecare, pas një sëmundje të rëndë.

“Taxha” siç e kanë njohur ndryshe në Kumanovë u varros të enjten pas namazit të mbrëmjes në fshatin e tij Çerkez të Kumanovës, në prani të familjarëve, miqëve dhe bashkëfshatarëve të shumtë të Çerkezit.

Taxhedin Shabani në vitin 1991/92 ka qenë ndër të parët në Maqedoni që kishte hapur pompë të benzinës me emrin “Alfa Petrol”.

I ndjeri kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për sportin në Çerkez, por është njohur edhe për shumë vepra të tjera humanitare./lajm

Loading...