Ndërroi jetë prorektori për financa në USHT, Serafim Tomovski

Dje në moshën shtatëdhjetë e nëntë vjeçare ka ndërruar jetë Prof. dr. Serafim Tomovski, prorektori për Financa të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar USHT-ja në të cilën theksohet se varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat në Butel në Shkup.

Ndërsa të hënën do të organizohet mbledhje komemoracioni në nderim të tij në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Loading...