Ndërroi jetë veterani i arsimit Ramazan Bajrami nga Kërçova

Mbrëmë në orët e vona në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë veterani i arsimit nga Kërçova Ramazan Bajrami.
Ramazan Bajrami njihet si arsimtari i për në rrethin e Kërçovës dhe tërë jetën ia kushtoi dijes dhe lapsit.
Gjatë tërë karrierës së tij Ramazan Bajrami nxori shumë gjenerata që sot janë njerëz me ndikim në shoqërinë shqiptare.
Familja Bajrami ka qenë njëra ndër familjet më të përndjekura nga sistemi komunist ku edhe arsimtari bajrami ka vuajtur burgun si i burgosur politikisht.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15.00 në fshatin lindjes së tij Aranjell të Kërçovës.

Loading...