Mario Segale, personi sipas së cilit është emëruar heroi i video-lojës “Super Mario”, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Segale ishte biznesmen italian-amerikan i suksesshëm i cili veprimtarinë e tij e zhvilloi në Washington në SHBA.

Në vitin 1980 ai kishte lëshuar me qira një shtëpi për Nintendo i cili vendosi ta emërojë yllin e video-lojës së re sipas tij.

Super Mario në fillim kishte emrin Jumpman deri kur Nintendo vendosi t’ia ndërrojë emrin karakterit të lojës.

Loading...