Më shumë se 700 studentë nga 27 shkolla në mbarë Maqedoninë, do të mblidhen më 13 tetor në Shkup, në kuadër të manifestimit “Ndërtojmë urat” i përkrahur nga misioni i OSBE-së në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit, të cilët kanë fituar grante nga Fondi “Ndërtojmë urat”, do të prezantohen me këngë, shfaqje teatrore, aktivitete sportive dhe valle.

Do të paraqiten edhe artistët, Toni Zen me Fleka Band dhe Kanita Suma.

Në ngjarje i fjalim do të mbajnë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Clemens Koja.

Loading...