Real Madrid do të pasurojë nesër hartën e transfertave të tij në Europë. Bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, ku e ka çimentuar historinë e vet me 13 tituj kampioni në kontinentin e vjetër. Plzen është stacioni i radhës, ku skuadra vendëse, Viktoria, do të bashkohet me listën e kundërshtarëve të Real Madridit, që nga shtatori 1955, në Gjenevë, ku Servette ishte rivali i parë i “Los Blancos” në Kupën Europiane (sot, Champions). Me Pilsen bëhen 102 qytete, që kanë pasur fatin ta kenë Real Madridin mysafir në ndeshjet europiane.

Real Madridi kthehet në Republikën Çeke pas 17 vitesh. Vizita e fundit në këtë vend daton nga 21 nëntori 2001. Luajti pak më shumë se një orë larg Pilsenit, në Pragë. Madrilenët drejtoheshin asokohe nga Vicente del Bosque dhe vuajtën për ta mposhtur Spartën (2-3), ditën kur Zidane shënoi golin e tij të parë në Europë, me fanellën e Real Madridit. Ky edicion i Ligës së Kampionëve iu dha të bardhëve Champions-in e 9-të.

Vizita e parë e Real Madridit në Pilsen vjen krah për krah me atë që mund të jetë premiera e Vinicios në Champions. Prezantimi i mundshëm i brazilianit në Europë vjen në një vend, që nuk është i preferuari i të bardhëve. Nga pesë vizita në qytetet çeke (katër në Pragë dhe një në Olomouc), fitorja e vetme ishte në transfertën e fundit. Para kësaj, Sparta dhe Dukla kanë një bilanc me dy fitore çeke dhe dy barazime.

Qyteti, që Real Madridi e ka vizituar më së shumti në Ligën e Kampionëve, është Milano. Dhe në portat e “Duomo “, ekipi i bardhë kurrë nuk ka arritur të fitojë në 15 ndeshje (pesë barazime dhe tri humbje). Pas dhënies fund të ekzistencës së Mynihut si “macja e zezë” për Real Madridin, kryeqyteti lombard përballet me të bardhët në sajë të potencialit historik të Milanit dhe Interit.

Më e çuditshme është se qyteti i dytë, që ofron më shumë rezistencë për “Los Blancos”, është Athina: gjashtë barazime dhe tri humbje. Nga 55 vendet anëtare të UEFA-s sot, Real Madridi ka luajtur të paktën një ndeshje zyrtare në 37 prej tyre. Pas Spanjës (263 ndeshje), shfaqen Gjermania (35) dhe Italia (34).

Loading...