Mbi 100 kompani do të marrin ndihmë të përgjithshme financiare prej 9,2 milionë euro në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve për rezultatet e realizuara në vitin 2017.

Kompanitë të cilat kanë aplikuar për marrjen e ndihmës shtetërore deri me 31 korrikun e këtij vitit, pas 60 ditëve pasi t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentet e nevojshme në Agjencinë për Investime të Huaja do t’u paguhen mjetet.

Në këto kompani, siç tha kryeministri Zoran Zaev, vitin e kaluar kanë qenë të angazhuar 14.000 të punësuar dhe kanë hapur një mijë vende të reja pune.

“Për herë të parë nën kushte të njëjta kompanitë vendore dhe të huaja do të fitojnë mbështetje financiare shtetërore në mënyrë transparente për rezultatet e realizuara. Të gjitha kompanitë që kanë aplikuar dhe i përmbushën kushtet do të duhet të tregojnë dokumente dhe fatura për realizimin e investimit që t’u ndahet ndihmë”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se nëpërmjet ndihmës që ofrohet në të tre shtyllat drejtpërdrejtë në ekonomi do të kthehen 70 milionë euro.

“Ekonomia e Maqedonisë po lëviz në drejtimin e duhur dhe investimet e tilla do të thonë vende të reja pune apo paga më të larta. Rritja e ekonomisë fillon t’i japë rezultatet e pritura”, tha Zaev.

Dëshmi se ekonomia po ecë para, siç tha, është edhe rritja e investimeve të huaja.

Siç theksoi zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev prej një qind kompanive për të cilat Qeveria në seancën e djeshme solli vendim t’ua paguaj mjetet në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, pesë janë kompani mikro, 49 të vogla, 32 të mesme, ndërsa vetëm 19 janë kompani të mëdha. Kompanitë janë të disperzuara në mbarë Maqedoninë dhe vetëm 28 prej tyre janë në Shkup, ndërsa katër gjenden në komunën e Bogovinës.

“Sot i promovojmë masat të cilat japin rezultate. Përfundimisht ekonomia e Maqedonisë u inkurajua edhe në mënyrë transparente po ndahet ndihma shtetërore për kompanitë nga shtylla e parë dhe e dytë e planit për rritje ekonomike. Ndihmë fitojnë mbi 190 kompani në të tre shtyllat në mënyrë transparente, kundrejt 23 kompanive të ndara në periudhën e kaluar me marrëveshje në katër sy”, tha Angjushev.

Kompanive, siç tha, u jepet ndihmë në lartësi prej dhjetë për qind nga investimi që e kanë bërë vitin e kaluar apo gjithsej 9,2 milionë euro për të gjithë që kanë dëshmuar se në vitin paraprak janë bërë investime në ekonominë e Maqedonisë prej mbi 90 milionë euro.

Kriteret për marrjen e ndihmës shtetërore në pajtim me të dhënat e Regjistrit Qendror i kanë plotësuar 600 kompani të cilat vitin e kaluar kanë investuar dhe e kanë mbajtur numrin e të punësuarve. Prej tyre 182 kanë aplikuar për fitimin e ndihmës shtetërore. Kompanitë për mundësitë për fitimin e ndihmës shtetërore janë njoftuar përmes email- adresës në të dhënat e Regjistrit Qendror.

Loading...