Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Për ne Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë gjatë kohë në të kaluarën është aplikuar dhe poqëse nuk bëhen reformat e domosdoshme në sistemin Gjyqësor do vazhdon të aplikohet modeli Bolshevik-Komunist dhe Milosheviqian i Gjyqësisë. Shabllonet janë të gatshme dhe në dispozicion dhe të njëjtat edhe po zbatohen te ne si në kohën e Stalinit dhe Millosheviqit në shekullin e kaluar.Këtu Gjykatat gjatë kohë të kontrolluara nga elemente destruktive e të korruptuara nuk zbatojnë as minimum të drejtesisë duke e sjelle me këtë rast në pikpyetje dhe duke e rrezikuar funkcionimin e shtetit ligjor.Kjo është bërë dhe bëhet përmes funkcionimit të Prokurive dhe gjykatave me diktat të pushtetit egzekutiv dhe me ndërhyrje dhe ndikim të strukturave intelegjente shtetërore. Kështu nëse je i kyqur në një proces gjyqësor dhe je shqiptar këtu te ne i ke të garantuara dy gjëra: O merr denim maksimal me burg të përjetshëm o e humb procesin gjyqësor.Pse ndodhin këto gjëra këto ndodhin për shkak të zbatimit të drejtësisë së skajshme selektive. Un e kamë përjetuar rastin e dytë dhe atë si pasojë e inicimit të një procesi gjyqsor për të marrë dëmshpërblim për babain tim të ndjerë në Gjykatën Penale Komunale në vitin 1995 meqë ishte viktimë e fatkeqsisë ajrore që ndodhi nga fundi i vitit 1993në afërsi të Aeroportit të Ohrit, Për procesin gjyqësor cfar të themë ai ishte një farse, një aktrim si dhe një montim i tejdukshëm atëher. Ne si familje e viktimës shkonim në seanca gjyqësore të udhëhequra nga një e ashtuequajtur Gjykatëse me emrin Violeta Sërbinova. Ato fillonin dhe përfundonin shumë shpejtë dhe qfar ishte më tragjike pa ju degjuar fare zëri asaj të ashtuquajtur gjykatësje. Njëher shfrytëzova rastin dhe reagova duke i thënë të njëjtës se ne nuk po arrijmë ta dëgjojmë asgjë dhe se a ka mundësi që ta ngriste pak zërin që edhe ne të mund ta dëgjojmë se çfar po thotë sepe vërtetë nuk dëgjohej asgjë sepse salla e gjyqit ishte shumë e madhe e ne uleshim në skajin tjetër të saj.Pra krijohej përshtypja se ne nuk ishim pjestar të familjes së viktimës së aksidentit ajror por sikurse të ishim të pandehur. Gjykatësja lidhur me ankesën time atekohë me dha nje pergjigje te prere duke më thënë se ajo keshtu fliste në te gjitha rastet gjyqësore që i udheheqte duke shtuar se nuk e ka ndermend ta ndryshojë asesi mënyrën e të folurit. Dhe pas gati katër vitesh vajtje ardhjesh në Gjykatë erdhi dita e shpalljes së aktgjykimit. Ne si familje prisnim që ai të jetë në favorin tonë meqë edhe argumentet dhe dëshmitë e nevojshme materiale ishin në anën tone por u pa se u mashtruam keq. Në fund të procesit gjyqesor erdhi momenti që na befasoi për të keq. Sepse Gjykata e atëhershme penale e shkallës së parë solli një aktgjykim skandaloz me të cilin u hodh poshtë lënda me të cilën ne kërkonim dëmshpërblim për humbjen e më të dashurit tonë kryefamiljarit me një arsyetim banal se lënda ishte vjetëruar dhe se në bazë të një Marrëveshjeje ndërkombëtare nëshkruese e të cilës ishte edhe Republika e Maqedonisë këto lëndë vjetroheshin në afat prej dy vitesh. Në arsyetim të aktgjykimit më tej shkruante se Republika e Maqedonise ishte nënshkruese e një marrveshjeje të tillë ndërkombëtare të kontraktuar dhe të nënshkruar në Varshavë të Polonisë në baze te të cilës kërkesat për dëmshpërblim vjetroheshin në afat prej dy vitesh e jo siç qëndronte në legjislaturën penale vendore ku parashiheshte që kërkesat e tilla të vjetëroheshin në afat prej tre vitesh. Dhe me sa di un kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të shtetasve të një vendi përparsi zbatimi ka e drejta e brendëshme e jo një marrëveshje ndërkombëtare siç u përmend më lartë. Por e ashtuquajtura gjykatese Violeta Srbinova e morri vendimin cfar e morri dhe ne e humbëm rastin gjyqësor. Ky vërehej se ishte i montuar në bazë të mënyrës dhe strategjisë me të cilën zhvillohej, por edhe në bazë të një informate që atë kohë ma dhe një mik i imi i cili e mbante një post shumë të lartë shtetëror në përbërjen e atëhershme qeveritare.Ai atëher më pati thënë se në këtë rast të mos shpresoj shumë sepse prapa Aviokompanisë qendronin qarqe të larta të Qeverisë së atëhershme. Ne me kete rast e humbëm procesin gjyqësor por dikush në Qeveri dhe Aviokompani u pasurua me milionat e dedikuara për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të fatkeqsisë së atëhershme ajrore. Sipas disa informatave që i pata siguruar Aviokompania Avioimpex për këtë dedikim kishte marrë nga Agjencia e sigurimeve ndërkombëtare Llojd me seli në Londer 13 milion e 500 mijë marka gjermane ndërsa për këtë qëllim janë shpërndare vetëmse 2 milion e 500 mijë marka gjermane.Ndërsa 10 milion e 500 mijë marka kanë përfunduar në xhepat e dikuj tjetër. Se kush është pasuruar me to ne sakt nuk e dimë por e di se ato para duheshte të ishin tonat e jo të tyret. Por me manipulim bëhet gjitqka dhe qtë themë u çofte hallall autoriteteve të atëhershme gjyqësore dhe Qeveritare se keta ditën të manipulojnë në mënyrën me perfekte dhe më të sofistikuar me ne. Nuk është në pyetje vetëm ky rasti im por ka edhe shumë raste të tjera të rënda montimi të gjykimit në Gjykatat e vendit Prandaj theme se ndjehem i frikësuar dhe i kërcënuar nga sistemi gjyqësor jo vetëm këtu në ventin tone por edhe në rajon.Le të reformohet sa më shpejt sistemi Gjyqësor në RM sepse me këtë të tashmin që është përplot paragjykime dhe stereotipe etnike vështirë do ta kemi që ta ndjejmë drejtësinë.

Loading...