Maqedonia është vendi me ndotjen më të lartë në Ballkan, e ndjekur nga Kosova, më pas nga Shqipëria. Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute. Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.

Sipas këtyre të dhënave, Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Europë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë. Pavarësisht shifrave, sipas këtyre matjeve, Maqedonia rezulton të ketë përqëndrim më të lartë të grimcave të ndotjes së ajrit se sa të gjithë vendet tjera të rajonit.

Ndotja e ajrit

Kosova – 3mijë e 700 vdekje në vit – 0.2%

Serbia – 13 mijë – 0.18%

Maqedonia – 3 mijë – 0.14%

Ndërkohë, Qyteti i Shkupit lavdërohet se në krahasim me periudhën e njëjtë të para dy viteve, këtë vit kemi ajër më të pastër. Nga atje thonë se po punojnë në mënyrë intensive për t’i eliminuar të gjithë faktorët e ndotjes së ajrit mes të cilëve theksojnë ngrohjen me dru, që sipas tyre është shkaktari kryesor i ndotjes.

Djegia e plastikës, gomave, kabllove, drunjve jo kualitativ dhe ndezja e deponive të egra ndikojnë shumë në ndotjen e ajrit. Sipas statistikave 1/3 e ndotjes së ajrit vjen nga ngrohja me dru. 08:14 Kryesorja është ngrohja me dru pastaj kemi edhe komunikacionin. Po punojmë në sjelljen e dikund 40 autobusëve të cilët nuk do të ndosin. Në MPB e kemi dërguar iniciativën për selektimin e veturave në ditët kur ka ndotje të madhe.” – u shpreh Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit

Nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit thonë se ata bëjnë vazhdimisht kontrolle nëpër qytet dhe kujdestari në vendet ku ndotja është më alarmante.

Nëse kapet ndonjë person që shkakton zjarr dënimi është 50 euro, që është dënim minimal dhe mendoj se dënimet duhet të jenë edhe më të mëdha.” – tha Mirosllav Bogdanovski, Inspektorati i Qytetit të Shkupit.

Ndër vendet më të ndotura me koncentrim të lartë të grimcave PM10 figurojnë Qendra, Karposhi, Rektorati dhe Manastiri. Ndër masat që kohë më parë u paralajmëruan nga qyteti i Shkupit në rast të ndotjes enorme të ajrit janë edhe ndalimi i punëve ndërtimore, fabrikat e mëdha të reduktojnë procesin e prodhimit deri në 50 %, vendosjen e filtrave në ndërmarrje të caktuara si dhe pastrimin e rrugëve.

Loading...