Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, vlerëson se ekziston lidhje e fortë në mes ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së ajrit dhe aktivitetet që ndërmerren tani do të ndihmojnë edhe në shumë aspekte të mbrojtjes së ambientit jetësor. Makraduli edhe njëherë potencoi se deri në fund të vitit si masë për mbrojtëse kundër ndotjes, një pjesë e institucioneve publike, do të pajisen me burime ekologjike për ngrohje. Nga viti i ardhshëm do të ketë edhe thirrje për zëvendësim të mënyrës jo ekologjike të ngrohjes edhe tek amvisëritë.

Deri në fund të vitit një pjesë e institucioneve publike, para se gjithash çerdhet, do të kenë zëvendësim të burimeve jo ekologjike të ngrohjes me ato ekologjike.9.28 Nga viti i ardhshëm do të ketë thirrje për zëvendësim të burimeve jo ekologjike të ngrohjes me invertor, me pompa për ngrohje, kyçje në sistemin e ngrohjes, etj”- tha Jani Makraduli, zv/ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Shëndetësisë me rekomandime për mbrojtje të qytetarëve nga ndotja. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ndër të tjera rekomandoi që në periudhën kur ndotja do të shënojë nivel alarmant, të shmanget qëndrimi i qytetarëve në grupe të mëdha personash.

Atëherë kur koncentrimi i grimcave PM10 është mbi 100 mikro gram për metër kub në dy ditë të një pas njëshme atëherë rekomandojmë që të kufizohet lëvizja dhe aktiviteti në hapësira të hapura posaçërisht tek fëmijët, tek të sëmurët kronik, tek personat me sëmundje kardiovaskulare të cilët kanë sëmundje afatgjate si diabeti, personat që kanë përjetuar sulm në tru dhe të gjithë personat që angazhimin e tyre profesional e kryejnë jashtë, të mundohen aq sa munden që të kufizojnë qëndrimin jashtë”- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Si masë kundër ndotjes Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi furnizimin me maska speciale kundër ndotjes të cilat do t’i shpërndahen grupit të rrezikuar të qytetarëve nga sëmundjet respiratore. Nga dikasteri i Shëndetësisë nuk tregojnë se kur këta maska do të mbërrijnë në duart e qytetarëve dhe në çfarë sasie do të jenë të njëjtat. Për furnizimin e këtyre masave ministria pret donatorë të cilët do të mbulojnë shpenzimin për blerjen e të njëjtave.

Valmira Zendeli

Loading...