Ndryshe prej herave tjera! Ja si është veshur Bleona për fotosesionin e ri (FOTO)

Bleona Qereti vitet e fundit është zhvendosur në Amerikë ku po punon drejt realizimit të ëndrrës Hollywood-iane.

Edhe pse nuk është aktive me projekte muzikore, ajo kohë pas kohe realizon fotosesione, shkruan lajmi.net.

E njësoj ka vepruar edhe sot, në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë me fansat pjesë nga seti i ri fotografik.

Për dallim prej herave të tjera, ku shfaqet tejet provokuese, këgë herë këngëtarja kishte veshur një palë pantallona dhe një bluzë ngjyrë hiri.

Sa i përket muzikës, Bleona nga një studio muzikore javën e kaluar ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta publikojë këngën e re. /Lajmi.net/

Loading...