Ndryshime në ligjet për administratë publike në Maqedoni

Drejtorët e rinj të institucioneve shtetërore nuk duhet të njohin gjuhë të huaj, është vetëm njëri nga ndryshimet e planifikuara në disa ligje që rregullojnë kushtet dhe kërkesat për punësim dhe në to, drejtorët e rinj do të kenë afat prej një viti për të mësuar gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër ndërkombëtare.

Për kandidatët për drejtorë të institucioneve shtetërore nuk do të ketë as test psikologjik, me asryetim se në rastin e testit psikologjik si mjet i përdorur për të kontrolluar karakteristikat psikologjike të kandidatëve për pozita të caktuara, problem paraqet fakti që në Maqedoni nuk ekzistojnë persona juridik të autorizuar, me kuadër kompetenet për krijimin e testeve përkatëse për çdo pozitë pune, duke përfshirë edhe personat veçmë të zgjedhur ose të emëruar.

Njohja e gjuhës së huaj nuk do të jetë kusht as për nëpunësit në administratën shtetërore. Në procedurë janë ndryshime edhe në Ligjin për nëpunës të administratës, me të cilin ndërpritet nevoja për njohjen e gjuhës së huaj deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. Gjatë punësimit nuk do të bëhet kontrollimi i kapacitetit intelektual të nëpunësve të rinj dhe nuk do t’i nënshtrohen as testit të personalitetit. Poashtu tërhiqet edhe ndalesa për përparim të shpejtë në karierë.

Ndryshimet e reja në Ligjin për nëpunës administrativ të propozuara nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë dhe pritet të bëhen ndryshime edhe të 130 ligjeve tjera.

Loading...