Pas kërkesës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë drejtuar Platformës së Këshillit të Evropës për mbrojtje të gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve, ky i fundit alarmon për rrezikun se ndryshimet dhe plotësimet në Kodit Zgjedhor, mund të ndikojnë negativisht ndaj lirisë së mediave në Maqedoni.

“Disa nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor , u miratuan më 25 korrik, të vitit 2018 nga Kuvendi i Maqedonisë në procedurë të shpejtë, si rezultat i marrëveshjes politike midis liderëve të katër partive kryesore politike. Një ndër ndryshimet në Kodin Zgjedhor autorizon Komisionin Shtetëror Zgjedhor t’i regjistrojë dhe vlerësojë raportimin e mediave onlajn gjatë kohës së zgjedhjeve. Gjithashtu, neni 181-A i ligjit, parasheh dënime deri më 4.000 euro për mediat tradicionale dhe onlajn për “raportim të pabalancuar dhe të paanshëm”. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Këshilli për Etikë të Mediave në Maqedoni, i kanë kritikuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësojnë si ndërhyrje të autoriteteve në të së drejtën e opinonit publik për informim gjatë fushatës dhe për ndërhyrje në pavarësinë editoriale të mediave. Shoqatat e gazetarëve, rikujtojnë se mediat kanë për detyrë të informojnë publikun në mënyrë të drejtë dhe profesionale, e kjo mund të arrihet përmes masave vetë-rregulluese, duke përcaktuar udhëzimet, Kodet e sjelljes dhe standardet profesionale, në vend se të kërkohet që e njejta të bëhet përmes vendimeve të organe të zgjedhura nga politika”, thuhet në paralajmërimin e Platformës së Këshillit të Evropës.

Reagimi vjen pas deklaratës së përbashkët të SHGM, SPG-së dhe KEM-it. Paralajmërimi i është dërguar Kuvendit të Maqedonisë, i cili në periudhën në vijim është i obliguar të sqarojë këto ndryshime të cilët kufizojnë lirinë e mediave. (TVM2)

Loading...